Nga Mitro ÇELA
Viti i Ri 2015. Rama fton gazetarët. Në binanë e qeverisë. Skenarin e gatoi vetë. Modern, helbete!
Salla u mbush me tavolina. Rrumbullake. Në qoshe: podiumi. Fjalën e mori i zoti i shtëpisë. Bla-bla-bla…
Në fund:
– Filip! Hajde na trego ndonjë barsoletë.
Filipi mendon se barsoletat janë pjesë e tavolinave. Të nakatosura me verë e meze. Prandaj nguroi të ngrihej. Por i zoti i punës nguli këmbë…Edhe salla në kor: “Çohu!”
… Dhe Filipi u ngrit:
– Në avion. Obama. Putin. Rama… Hata! Defekt… Kollotumba avioni dhe bie afër një bordelloje. Brenda saj prostituta dhe një telefon.
I pari telefonin e mori Obama:
– Alo… Shtëpia e Bardhë?!
– Zoti President! Për dy minuta mbërrijmë në ishull…
– Sa është billi?
– 500 dollarë, – tha menaxherja.
– Alo… Kremlini?!
– Për 5 minuta jemi në ishull. Tavarish (shoku) Putin…
– Sa duhet të paguaj?
– 700 rubla…
I erdhi radha Ramës:
– Alo… zoti zëvendëskryeministër!
Pa përgjigje…
– Alo… zoti ministër i Brendshëm?… Hiç… Alo… Z… Hiç.
– Duhet të paguaj në dollarë apo euro? – pyeti Rama.
– Asnjë koqe leku!
– Pse?
– Nga bordelloja në bordello është pa pagesë!
Qeshën gazetarët! Rama tundi kokën…