“Telenovela” e Igli Tares dhe Milanit nuk ka fund, kuqezinjtë ndryshojnë mendje pas fitores me Interin

Kontaktet mes drejtorit teknik të Milanit, Furlani, dhe Igli Tares vazhdojnë. Për të konfirmuar drejtorin e ri sportiv, kuqezinjtë kanë ndryshuar mendje.

 

“La Gazetta dello Sport” zbulon se vendimi për drejtorin sportiv, nuk do të vijë në fillimin e janarit siç ishte paralajmëruar. Kështu duhet pritur fundi i finales së Kupës, që gjen Milanin përballë Bolonjës më 14 maj.

Prej kohësh, Igli Tare është kandidati kryesor për të qenë në krye të kuqezinjve gjatë merkatos së verë. Mes Tares dhe Furlanit ka pasur takime dhe vazhdimësia tregon se kanë qenë pozitive.

51-vjeçari ishte arkitekti i Lacios për plot 15 vite. Eksperienca e tij në Seria A dihet, por “Djalli” nuk po nxiton për zgjedhjen që do jetë vendimtare. Tifozët janë shprehur vazhdimisht kundër drejtuesve në këtë sezon ku Kupa është shpëtimi i vetëm.

Exit mobile version