Televizioni gjerman: Shqipëria, lider në Europë për drogën

Televizioni publik gjerman, MDR “Mitteldeutscher Rundfunk” e quan Shqipërinë si Kolumbinë e Europës. Një emër ky që Shqipërisë i është vënë edhe nga media të tjera të huaja, për shkak të shtimit të konsiderueshëm të sipërfaqeve të mbjella me kanabis.
“Shqipëria kërkon sot të hyjë në BE. Por ka pengesa, si krimi i organizuar dhe trafiku i drogës që janë probleme të mëdha. Veçanërisht Shqipëria është lider në Europë në prodhimin e kanabisit”, thuhet në lajmin e MDR.
“Shqipëria ofron kushte të mira për kultivuesit e kanabisit. Zonat malore janë të vështira për t’u kontrolluar edhe nga ajri. Është edhe problemi i korrupsionit dhe nepotizmit. Shpesh policia, politika dhe mafia janë në të njëjtën anije”, thuhet më tej në kanalin publik gjerman.
Publikimi i këtij lajmi përkon me takimin e Kryeministrit Edi Rama me Kancelaren Angela Merkel në Berlin. Ai vjen pas kritikave të forta të deputetit Gunther Krichbaum, i cili tha në Tiranë se krimi, droga e korrupsioni janë pengesa për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Exit mobile version