Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e zonës me presion atmosferik të ulët vendin e saj e zë zona me presion atmosferik të lartë me origjinë nga Anticikloni Afrikan.
Era pritet të jetë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male kryesisht ditën e hënë në mesditë era fiton shpejtësi 12-16m/sek duke bërë që valëzimi në detet të jet i forcës 1-3 ballë.