30 – vjeçarja nga fshati Borizanë e Krujës jeton në çadër bashkë me dy fëmijët e saj të vegjël që pas tërmetit të 26 nëntorit. Shtëpia e saj është e pabanueshme, por edhe kushtet në çadër për të miturit në këto ditë të acarta janë tepër të vështira. Nëna bën apel për ndihmë.
“Zoti kryeministër reagoni sepse kam dy fëmijë në çadër, ju lutem vendosni dorën në zemër”, shprehet nëna e dy fëmijëve.
Shumë banesa në fshatrat e Krujës kanë pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti i nëntorit dhe familjet e tyre e kanë ende të pazgjidhur problemin e strehimit./ abcnews.al