Tenderat e burgjeve, administratorët të arrestuar por kompanitë vijojnë shpallen fituese

Katër kompanitë, administratorët e të cilëve janë arrestuar dhe po akuzohen për abuzime me tenderat e ushqimit në burgje, vazhdojnë të fitojnë tendera publikë.
“ABC News” ka kryer një vëzhgim në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, ku ka konstatuar se 4 kompanitë, “Vllaznia”, “Mb.Kurti”, “DOGEL” dhe “Nelsa”, administratorët e të cilëve janë arrestuar dhe proceduar për abuzime me tenderat e burgjeve, vazhdojnë të përfitojnë tendera publike.
Sipas kësaj faqeje, rezulton se kompania “Vllaznia” me administratorin Ylber Kalaja që ndodhet në arrest shtëpie për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë, ka përfituar tender nga bashki të ndryshme në vend, që nga rregullimi i rrugëve e furnizimi me pajisje të tjera. E fundit, ku kompania “Vllaznia” është shpallur fituese është nga Bashkia e Patosit për rikontruktimin e një rruge ndërurbane me vlerë mbi 33 mln lekë të reja. Por nuk është vetëm kjo kompania që vazhdon të fitojë tendera publike. Edhe kompania “M.B.Kurti” me administrator të arrestuarin Shemsi Sinani vazhdon të konkurrojë për të fituar tendera publikë. Siç është edhe kompania “DOGEL” me të dyshuarin Elidjan Laskaj. Këto kompani, pas arrestimit të administratorëve për abuzime me tendera kanë ndryshuar administratorët dhe kompania vazhdon përfiton tendera publike. Ata edhe pse akuzohen për tendera fiktive me burgjet, ku u arrestuar zv.drejtori Iliaz Labi vazhdojnë të pashqetësuar nga Agjencia e Prokurorimeve Publike të konkurrojnë dhe fitojnë fonde publike. Këto fakte konfirmohen edhe nga projekti për prokurime transparente, projekt i antikorrupsionit nga shoqëria civile e njohur si Open Data Albania.
Ky skandal vazhdon të ndodhë, pa u shqetësuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike, të cilat kanë të drejtën në mënyrë administrative t’i përjashtojnë nga e drejta e konkurrimit këto kompani. Në kohën kur kjo agjenci, merr vendime çdo ditë për dhjetëra e qindra kompani për shkelje të ndryshme proceduriale, shumë më të thjeshta se këto 4 kompani, që janë proceduar penalisht për tendera fiktive. Edhe gjatë muajt gusht, këto kompani kanë konkurruar thuajse në të gjitha tenderat e hapur nga bashki të ndryshme në vend, ku pritet në ditët në vazhdim shpallja e fituesve.
Gjithashtu edhe Prokuroria nuk ka marrë një iniciativë për të kërkuar nga gjykata pezullimin e aktivitetit të këtyre kompanive, pasi po hetohen për disa akuza penale për skandalin e tenderave në burgje.

Exit mobile version