Tenderat e luksit, 1 milion euro blerje veturash

Ministria e Punëve të Brendshme do të shpenzojë 133 milionë lekë, mbi 1 milion euro, për blerjen e veturave dhe automjeteve të ndryshme për institucionet e varësisë, si Garda e Republikës, Drejtoria e Burgjeve, SHISH, etj.
Tenderi është i ndarë në 14 lote, pra në 14 nëntendera, të ndarë sipas institucioneve dhe llojit të automjeteve. Bie në sy që Garda e Republikës zë pjesën më të madhe të këtij tenderi, me një vlerë totale prej 42.6 milionë lekësh. Në total janë 49 automjete që do të blihen, të gjitha prodhim i viteve të fundit dhe që respektojnë normat minimale të ndotjes në fuqi.
Pjesa më e madhe e këtyre veturave dhe fuoristradave do t’i shkojë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (11 autovetura, 3 fuoristrada, 1 automjet për transport). Më poshtë edhe lista e plotë me lotet, institucionet përkatëse, vlerën e tenderit dhe numrin e automjeteve:

1-Automjet për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, 3,916,667 lekë, 1 autoveturë
2-Fuoristradë 4×4 për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, 2,500,000 lekë, 1 fuoristradë
3-Fuoristradë 4×4 me kalueshmëri të lartë për Gardën e Republikës, 36,499,998 lekë, 6 fuoristrada
4-Automjete për Gardën e Republikës, 6,164,001 lekë, 3 autovetura
5-Minibus për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, 19,899,000 lekë, 4 minibus
6-Fuoristradë për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, 2,612,915 lekë, 1 fuoristradë
7-Fuoristradë Pick-Up për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, 9,879,740 lekë, 4 fuoristrada pick-up
8-Fuoristradë 4×4 për SHÇBA, 7,500,000 lekë, 3 fuoristrada
9-Automjete për SHÇBA, 17,717,700 lekë, 11 autovetura
10-Automjet per transport materialesh+personash për SHÇBA, 2,000,000 lekë, 1 automjet
11-SUV për Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, 4,666,667.00 lekë, 2 SUV
12-Fuoristradë 4×4 për Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, 3,666,666 lekë, 1 fuoristradë
13-Automjete për SHISH, 12,261,690 lekë, 10 automjete
14-Automjete për SHISH, 3,739,379 lekë, 1 automjet
Një muaj më parë, Ministria e Brendshme hapi dhe një tender për blerjen e 13 automjeteve për prefektët e qarqeve si dhe dy autoveturave për KLSH. Fondi limit për këtë tender ishte 35.5 milionë lekë, çka e rrit shpenzimin e kësaj ministrie për automjete këtë vit në vlerën e 168,5 milionë lekëve.

Exit mobile version