Tenderi, 5.5 milionë euro për qira të printerëve dhe të fotokopjeve

Përmes një tenderi publik të ndarë në dy llote Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka përzgjedhur dy kompani për shfrytëzim të fotokopjeve dhe të printerëve me qira. Për Llotin e Parë AQP-ja ka përzgjedhur konsoricumin “Rikon & Artitech”, ku vlera e kontratës është 3.7 milionë euro, derisa për Llotin e Dytë ka përzgjedhur kompaninë “Art House” e ku vlera e tenderit është 1.8 milionë euro, shkruan st Gazeta “Zëri”. Më shumë se 5.5 milionë euro do t’i shpenzojnë institucionet e vendit gjatë gjashtë vjetëve të ardhshme vetëm për ta bërë pagesën e qirave të fotokopjeve dhe të printerëve, të cilat ata i kanë marrë me qira nga operatorët privatë. Para pak ditësh. Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka nënshkruar kontratat me dy kompani për t’u marrë me qira fotokopjet dhe printerët për nevoja të 79 institucioneve të nivelit qendror dhe të atij lokal. Në bazë të dokumenteve që ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se për Llotin e Parë AQP-ja ka nënshkruar kontratën me konsoricumin “Rikon&Artitech” e ku vlera e kontratës është 3.7 milionë euro, derisa për Llotin e Dytë ka përzgjedhur kompaninë “Art House”, ku vlera e tenderit është 1.8 milionë euro, vlera totale arrin mbi 5.5 milionë euro.
ZERI

Exit mobile version