Tension dhe përplasje në Komisionin e Ligjeve për Xhafajn

Mbledhja në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet ems tensionesh dhe përplasjesh të forta mes opozitës dhe mazhorancës, ku po kërkohet me forcë dorëheqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Deputeti Klevis Balliu ka replikuar ashpër me kryetarin e komisionit Ulsi Manja.
Debati
Manja, mes protestës së deputetëve të PD synon të miratojë nenet e një projektligji, Balliu e ndërpret:
Balliu: Çfarë pike more, pika ju rëntë, keni ngelë pa pika. Vetëm viza keni ju, viza…
Manja: Sa bukur këndon more!
Balliu: Ka më bilbil se ty more?
Manja: Ç’këndon more? Ty s’të ka thënë njeri punë e mbarë njëhërë një njeri në jetën tënde!
Balliu: Më jep fjalën mua, të bëj pyetjen e vazhdo!
Manja: Vazhdoni!
Balliu: Përse nuk i përgjigjeni pyetjes more! Nuk bëni gjë tjetër. Mazhorancë bojkoti, bëni memecin! Jepni llogari!
Manja: Vazhdoojmë me skedulin dhe votojmë.
Balliu: Nuk njihni teknologji tjetër ju veç drogës! Më jep përgjgije. A të duket normale që vëllai i ministrit të Brendshëm të merret me drogë?
Manja: Për ty jam i zënë unë…(Vazhdon me ligjet: kundërshti s’ka, abstenim s’ka. Miratohet…

Xhafajt nuk i takon të jetë më ministër!
Partia Demokratike ka bllokuar sërish sot, punimet e Komisionit të Ligjeve për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Deputetja Dhurata Çupi duke iu drejtua kryetarit të komisionit, Ulsi Manjës, deklaroi: “Kemi nga njera anë Agron Xhafajn në brigjet e Vlorës që trafikon drogë dhe nga ana tjetër, Fatmir Xhafajn në brigjet e komisionti që të Ligjeve që trafikon ligjet.
Zoti Manja, reflektoni, sepse këtu keni një grup deputetësh të mazhorancës që nuk kanë lidhje dhe një grup tjetër që kanë bashkëpunuar me Xhafajn për të trafikun e ligjeve. Jeni dhe një pjesë e mazhorancës e pafajshme në këtë afera qeveritare. Zoti Manja, merrni masa. Ditën e shtunë, ju ftoj edhe ju zoti Manja, që të protestojmë për t’i kthyer legjitimitetin vendit tonë”.
Kryetari i komisionit ka replikuar me Çupin duke i thënë se, “ne jemi një mazhorancë me 78 vota që rrëzohet me vota”.
Fjalën e ka marrë deputeti Edmond Spaho, i cili tha se, “Fatmir Xhafajt, një njeri me një cen të tillë, nuk i takon të jetë ministër. PS-ja, Rilindja, ka të tjerë njerëz të ndershëm”.
Manja e falenderoi Spahon “për këshillën miqësore”, siç e quajti ai.

Artikulli paraprakTrump nuk njeh zgjedhjet e manipuluara në Venezuelë, nxjerr urdhrin për sanksione ekonomike
Artikulli tjetërIntegrimi i Ballkanit Perëndimor mund të jetë iluzion