Derbi Tirana-Partizani ka nisur në një mënyrë të pazakontë. Sapo ka filluar takimi, gjyqtari e ka ndërprerë, për shkak të flakadanëve të hedhur në fushë nga tifozët e Partizanit.
Mes përleshjeve e ndërhyrjeve nga tifozët, mbyllet në mënyrë dramatike pjesa e parë e derbit Tirana-Partizani.
Fundi ishte mjaft dramatik, teksa pas tetë minutave shtesë, Tirana arriti të kalonte në epërsi 1:0 pas një goli të shënuar nga penalltia në minutën 45+8.
Vesel Lima nga pika e bardhë nuk gabon, duke e dërguar topin në rrjetë.
Paraprakisht, kishte një konfrontim fizik mes lojtarëve të të dyja ekipeve, pas një ndërhyrje të palejuar.
Ndërkaq, gjatë pjesës së parë, ndeshja u ndërpre për shkak të mjeteve piroteknike që tifozët i hudhën në stadium.