Tension në Kuvend, opozita proteston në foltore për dhunimin e kryeredaktorit të RD, Ruçi mbyll seancën

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me tensione të forta ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Deputetja e PD, Albana Vokshi është ngjitur në foltore dhe ka kërkuar të dënohet dhuna ndaj gazetarit Bledi Kasmi gjatë protestës, por kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka mbyllur seancën.
Ruçi mori vendim që ta ndërpriste seancën, ndërsa kishte një kërkesë për deputetët e opozitës ku u kërkoi që të uleshin në vend dhe të mos pengonin punën e Kuvendit.
“Uluni zotërinj, sigurisht që ky është një ritual i përdorur edhe në seancën e mëparshme. Për të vensosur situatën normale në seancë vendos ndërprerjen e seancës, me kërkesën dhe lutjen për kolegët e opozitës të ulen në karrige dhe të ndjekin rregullat”, tha Ruçi.
Menjëherë pas ndërprerjes, kryetari i PD, Basha ka vijuar transmetimin e fjalës së deputetes Albana Vokshi në faqen e tij në Facebook.
Pas disa minutash séance ka rinisir, por ku në foltore doli Edi Paloka, edhe këtij iu mbyll mikrofoni pasi koha e tij mbaroi, por Paloka nuk largohet nga foltorja. Ruçi ndërpreu sërish séance.
Paloka ka vazhduar të protesojë në foltore pa mikrofon duke ironizuar fjalët e Kryeministrit se “opozita po e pengon integrimin”. Ai u shpreh se Rama thotë se, e dinte që në 2002 që Agron Xhafaj ishte trafikant dhe i vendosi të vëllain Minister të Brendshëm. “Ne si opzitë dhe gjithë qyterat shqiptarë duhet të kemi vetëm një qëllim; largimin sa më shpejt të kësaj qeverie”, tha Paloka.
Fjala e tij ka vazhduar ndërkohë që deputetë e PD i janë afruar foltores dhe rojet e sigurisë së Kuvendit kanë rrethuar foltoren.

Artikulli paraprakFaqaja e pare
Artikulli tjetërPaloka pyet në Kuvend: Pse nuk e kap Xhafajn ligji Antimafia, Ruçi i ndërpret fjalën