Tension në Kuvend, Vasili poshtëron Ulsi Manjën!

Ka pasur tensione në seancën e sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës kanë kërkuar me ngulm mbërritjen e Ramës në seancë, për t’i përplasur “në fytyrë” investigimin e fundit të Zërit të Amerikës, ku disa zyrtarë të lartë të PS-së diskutojnë blerjen e votave.
Ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet mes deputetëve, ku Vasili ka shpërthyer keq ndaj Manjës.
Vasili-Manjës: Ulu aty mos më çaj bythën, ik ore ulu aty. Ik ore mos më çaj dërrasat! Do më tregosh mua ti rregulloren e Kuvendit.
Vasili ka kërkuar ndërhyrjen e Ruçit, duke e akuzuar atë se zbaton dy standarde në lidhje me deputetët e forcave të ndryshme politike.
Ndërkohë Ruçi i ka kërkuar Manjës të ulet në vendin e tij dhe të mos ndërhyjë nga vendi.
Vasili vijon fjalën e tij: Ministrja ka detyrim të përgjigjet për pyetjet, nëse nuk i di të thotë nuk e di. Kjo rregullore flet qartë, nuk i përgjigjet pyetje me broçkulla lart e poshtë. Do kohë, 20 minuta sa të dojë jepja, ne po e presim se kemi durim, por jo kështu.
Balla merr fjalën dhe i përgjigjet Vasilit: shfaqja që sapo pamë, në radhë të parë të gjithë keni në tavolina kodin etik, në nenin 11 zoti Spaho, pika dy kodi i sjelljes përcakton qartë që kur në këtë foltore një deputet apo ministre merr fjalën për herë të parë, pavarësisht nga cili grupoi vjen të gjithë deputetë janë të detyruar ta dëgjojnë, neni 6 e 12 po ashtu, flet për respekt të kujtdo që merr fjalën.
Deputetja e LSI bëri disa pyetje, ministrja dha këndvështrimin e saj për çështjet e ngritura, grupi i PD në mënyrë të paparë, i drejtuar nga kryetari në detyrë i PD sulmoi foltoren që të mos linte ministren ti përgjigjej pyetjeve të bëra nga grupi i LSI. Mësohuni, mësohu Monika se je që në 2001 deputete, me ndërprerje të shkurtër, keni dëshirë ministren, kryeministrin për çështjet që ngritët, keni interpelancën, mocionin me debat, por të lutem Monika ca ka ndodhur që nuk po rakordohesh me Lulin, Mona ca ka ndodh?

Exit mobile version