Tension në Qytetin Studenti, policia shkon të nxjerrë banorët nga godina 15

Forca të shumta policie dhe të asaj Bashkiake kanë mbërritur këtë pasdite në Qytetin Studenti për të nxjerrë nga aty banorët që ndodhen prej vitesh në godinën nr.15. Në videon e siguruar nga MAPO, Policia u kërkon banorëve të dalin nga godina me pretekstin se në këtë godinë ka pasur dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Familjarët kanë refuzuar urdhërin e Policisë, duke u shprehur se ndërtesa nuk ka pasur dëmtime.

Në fakt është shumë i çuditshëm fakti që Policia shkon pikërisht në një orë të vonë të ditës për të nxjerrë banorët nga ndërtesa, çka lë shumë dyshime për këtë sjellje.

Këtë fakt e kanë shprehur edhe banorët që thonë se urdhri iu ka mbërritur në orët e vona të pasdites, duke mos iu lënë hapësirë akomodimi diku tjetër. Banorët akuzojnë kryebashkiakun Erion Veliaj se po përfiton nga situata për t’i nxjerrë ata jashtë.

Artikulli paraprakBasha tek Teatri: Ju e nxorët mbretin lakuriq! Për fat të keq tërmeti i babëzisë e ka rrëzuar shtetin prej kartoni
Artikulli tjetërRrëfimi i aktivistes së Teatrit për tentativën e rrëmbimit nga policia përlot Bashën (Foto)