Tension në Tiranë/ Banda e Veliajt në Bashki shemb banesat 100 vjeçare tek Selvia për kullat

Një ngjarje e paprecedent po ndodh në këto moment në Tiranë në zonën e njohur si “Selvia” ku po shemben disa shtëpi dhe biznese.

Sipas asaj që raporton Faxweb, janë shembur dy dyqane dhe një shtëpi ndaj të cilave disponojnë dokumente që vërtetojnë se janë të ligjshme të pajisura me hipotekë pasi janë godina dhe banesa të vjetra.

Mësohet se po vijon shembja e dy dyqaneve si dhe një banese ku pronarët e tyre deklarojnë se nuk ka pasur asnjë njoftim.

Punonjësit e bashkisë, sipas tyre, kanë ardhur dhe kanë zabtuar pronat e tyre duke larguar në drejtim të paditur edhe materialet që ndodheshin brenda.

Pronarët deklaruan gjithashtu se iu kanë treguar dokumentat e pronësisë por ata nuk i kanë përfillur dhe nga ana e tyre gjithashtu nuk kanë treguar asnjë shkresë ligjore që shpjegon këtë vendim.

auto certifikate prone

Exit mobile version