Kreu i skuadrës së Dortmundit, Hans-Joakim Vacke, ka kritikuar trajnerin e skuadrës, Tomas Tuhel, se nuk ka pranuar të shtyjë ndeshjen e Dortmundit ndaj Monakos pas incidentit të Ruhrit. Megjithatë, prishja e marrëdhënies Vacke-Tuhel duket se është më e thellë se kaq.
Për skuadrën dhe krerët e klubit, Tuhel është konsideruar si një trajner egoist. Përpos kësaj, vitin e kaluar, trajneri gjerman ka prishur edhe marrëdhëniet me krerët si Sven Mislintat dhe Mikael Zork. Më pas, transferta e 17-vjeçarit Aleksandër Isak është bërë pa konsultimin e Tuhel, gjë e cila ka thelluar prishjen e marrëdhënieve. Edhe pse 43-vjeçari është quajtur gjeniu i taktikave për skuadrën gjermane, ai nuk është edhe aq i paarritshëm, sidomos duke e parë në këtë aspekt.
Një tjetër arsye, e cila përforcon këtë pozicion të Tuhel ka qenë edhe devijimi që ka sjellë trajneri ndaj objektivave të skuadrës, gjë e cila ka shqetësuar së tepërmi kreun Vacke. “Shumë ndryshime në sistem në mesin e lojës dhe dy zëvendësime taktike në pjesën e dytë nuk shkojnë”, ka deklaruar një pjesëtar anonim i skuadrës së Dortmundit, i cili e shpreh hapur pakënaqësinë ndaj trajnerit 43-vjeçar.
Nuk vonoi edhe deklarata publike e kreut të klubit, i cili i ka thënë se, nëse Tuhel do të vazhdojë me objektivat e skuadrës, le të dalë hapur. Kjo deklaratë ka vendosur trajnerin me shpatulla pas murit, duke pritur gjithashtu edhe një largim të tijin këtë verë.
Gjatë kësaj kohe, mund të imagjinohet se kontrata e Tuhel nuk do të zgjatet përtej vitit 2018. Megjithatë, skuadra gjermane e Dortmundit është në kërkim të një trajneri, i cili t’i bashkohet skuadrës në çdo rrugëtim. Ky nuk do të jetë kurrsesi gjermani Tomas Tuhel.
Ndërkohë, sulmuesi i Borussia Dortmundit, Marco Reus po kërkohet nga Barcelona, por mesa duket kjo lëvizje është kundërshtuar nga Leo Mesi. Skuadra katalunase që një kohë të gjatë është duke e kërkuar yllin gjerman të Borussia Dortmundit, Marco Reus. Por, kundër kësaj lëvizje është Leo Mesi, të cilit nuk i pëlqen Reus, për shkak të lëndimeve të shpeshta. Kujtojmë se Reus për shkak të lëndimeve kishte humbur Kupën e Botës në vitin 2014, ku Gjermania ishte bërë kampione dhe Euro 2016.