Tension tek Ministria e Brendshme, policia nuk lejon qytetarët t’i afrohen Parlamentit

Është tensionuar situata në protestën e opozitës ndërsa vatra më e nxehtë duket të jetë ajo ku gjendën banorët e Astirit. 111
Protestuesit po tentojnë të shkojnë drejt Parlamentit por po hasin pengesa nga Policia.
“Kjo është policia e leshit. Drejtorët e Policisë po na pengojnë të drejtohemi drejt Kuvendit. Nuk përdoret Policia për të mbrojtur një njeri. Policia e shtetit nuk duhet ta mbrojnë kryeministrin,është një i çmendur dhe po e shkatërron Shqipërinë.
Rama tenton të bëjë humor nëpër Librazhd tallet me qytetarët.Kryeminstri drogës. Protesta është kundra Ramës dhe Veliaj” shprehen protestuesit e zonës së Astirit.

Forca të shumta policore kanë bllokuar rrgën tek Pedonalja dhe nuk lajojnë qytetarët që shkojnë tek Parlamentio për të protestuar. Në këtë zonë janë bllokuar banorët e Unzës së Re dhe nuk lejojhen nga policia t’i afrohen Parlamentit.
Ish-deputeti Klevis Balliu në krye të një madhe protestuesish është përballuar me Policinë në udhëkryqin përpara Ministrisë së Brendshme, pasi ka kërkuar që prej aty t’i drejtohen parlamentit.
Por, një drejtues i Policisë nuk i ka lejuar, duke i kërkuar të ruajnë perimetrin e sigurisë, ku janë rreshtuar qindra policë.
Balliu u shpreh për mediat se, e gjtihë kjo situatë tensionohet me qëllim nga policia, pasi ky shesh dihet që është një pikë grumbullimi për qytetarët, tensionohet me qëllim që shumë prej tyre të shoqërohen në Polici.
Ndërkohë që midis protetsuesve dhe Policisë ka pasur disa të shtyra, në taracën e Ministrisë së Brendshme janë vendosur policë që me kamera filmojnë grumbullin e qytetarëve.
Thirrje nga gratë dëgjohen në sfond: O shtet i krimit!

auto 1 281554276001

56408522 117858099388086 1759951480481120256 n

Artikulli paraprakShterrethim në Tiranë! Qytetarët sfidojnë policinë e Lleshit, vërshojnë drejt Parlamentit
Artikulli tjetërRrethohet Kuvendi, mijëra qytetarë kundër Maduros së Ballkanit! Rama ik!