Banorët te Unaza e Re kanë zhvilluar sot protestën e radhës për të 146 ditë rresht. Situata edhe këtë mbrëmje ka qënë e tensionuar pasi banorët vazhdojnë të jenë të survejohen nga policë të veshur civilë dhe me uniformë.
Ndërsa në qeli vazhdon të jetë Altin Çejku, i cili u ndalua mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas protestës.
“Vazhdon qëndresa jonë për të shembur bashkë më projektin edhe këtë qeveri të korruptuar. Ne këtu nuk dolëm vetëm për shtëpitë tona por edhe sepse u vodhën taksat tona. Këtu po bëhet një dhunë e pashoqe nga nomenklatura e re komuniste. Këta fundërrina mundohen të na sjellin metodat e Sigurimit të Shtetit. Ne nuk frikësohemi, nga kjo dhunë me arrestime. Sot janë në burg Danieli, Doriani dhe Altin Çejku”, thanë banorët.
LIVE – Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 27. März 2019