Tensione mes Elon Musk dhe Marco Rubios? Donald Trump tregon çfarë ndodhi në mbledhjen qeveritare: Të dy bëjnë një punë fantastike

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka mbrojtur marrëdhënien midis Marco Rubio dhe Elon Musk pas raportimeve se dyshja patën një takim të tensionuar të enjten, duke i quajtur lajmet që qarkullojnë si të rreme dhe thashetheme.

 

“Elon Dhe Marco kanë një marrëdhënie të mirë”, shkroi Trump, në një postim të Truth Social rreth orës 18:00 të së shtunës.

“Çdo deklaratë përveç kësaj është lajme e rreme!!!”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Neë York Times pohoi në një artikull të premten se Musk, ndërsa ishte në mbledhjen e kabinetit me dyer të mbyllura, akuzoi Rubion se refuzoi të shkurtonte stafin e tij.

Rubio u tërhoq, duke shpjeguar se 1,500 punonjës të Departamentit të Shtetit kishin marrë blerje të pensioneve të parakohshme që duhet të konsideroheshin si pushime nga puna, pretendonte gazeta.

Po ashtu Trump i tha një gazetari se “Elon shkon mirë me Marcon, dhe ata të dy po bëjnë një punë fantastike. Nuk ka asnjë përplasje”.

Artikulli paraprakStudimi i ri tregon pse Marsi ka ngjyrë të kuqe! Misionet kanë zbuluar depozita akulli poshtë sipërfaqes së poleve të planetit
Artikulli tjetërHarroni edhe gjërat më të vogla? Ja disa mënyra për të përmirësuar kujtesën