Tensione në Kosovë pas deklaratës së Thaçit, serbët marrin krahë, Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë

Një ditë pasi u përmendën skenarët për trazira të mundshme në veri, ku u tha se serbët mund ta shpallin autonominë e veriut si përgjigje që pala kosovare nuk po e formon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, kryeministri Ramush Haradinaj ka thirrur sot një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës “për të vlerësuar gjendjen e sigurisë në vend”.
Gazeta Express ka siguruar një ftesë që Haradinaj ua ka dërguar përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës që përfaqësohen në këtë Këshill, për të marrë pjesë në këtë mbledhje.
Dje u bë e ditur se krerët e Policisë së Kosovës kanë marrë vendim për t’ua pezulluar pushimet pjesëtarëve të Policisë pa dhënë më shumë shpjegime.
E në skenarin që e publikoi Prifti Sava Janjic për situatën në veri të Kosovës thuhet se Policia e Kosovës do të intervenonte menjëherë pasi serbët të shpallnin autonominë.
Ndërkohë, përfaqësues të Listës Srpska këto deklarata i kanë quajtur spekulime dhe dezinformata.

Çfarw deklaroi Thaçi?
“ Unë nuk fola as për shkëmbim as për ndarje. Fola për korrigjim të kufijve dhe në kuadër të këtij procesi mendoj që mund të gjendet zgjidhje nëse ka vullnet të mirë, vullnet të dyanshëm, ka përgjegjësi për të ardhmen. Ne jemi dëshmitar të pozicionit shumë të qartë të Bashkimit Evropian se ata po punojnë për modernizim dhe reformim të BE-së dhe se asnjë vend nuk do të mund të lëviz drejt së ardhmes evropiane pa i kryer obligimet veta dhe tejkalu problemet e ndërsjella. Mendoj se korrigjimi i kufijve dhe e vullnetit të dyanshëm, nuk paraqet ndonjë efekt domino për neve, nuk paraqet hapjen e kutisë së Pandorës, nuk e humb karakterin shumë etnik të Kosovës por e ruan atë karakter dhe se në asnjë rrethanë nuk paraqet luftë, përkundrazi kjo përpjekje dhe ky angazhim paraqet paqe, qëndrueshmëri afatgjatë dhe Definitivisht, unë i njoh aspiratat e Beogradit sikurse i njohin edhe të tjerët. Për fat të keq në Kosovë më shumë po flitet për ndarje dhe kërkesën e Beogradit se sa integrimin e Preshevës dhe të drejtës së tyre. Unë mbaj pozicionin se ajo çka është në interesin e shtetit të Kosovës duhet ta shtyjmë përpara dhe të mos sensibilizojnë dhe dominojnë temat e diskutimit idetë e Beogradit në Kosovë siç po ndodhë nga disa individë apo grupe të ndryshme. Prandaj është momenti që të gjithë së bashku; partitë politike, parlamenti, presidenca, qeveria, shoqëria civile, mediat të punojmë që në një periudhë të shkurtër kohore katër deri në gjashtë muaj, definitivisht të arrijmë marrëveshjen përfundimtare, historike në mes të Kosovës e Serbisë që do të nënkuptonte njohjen formale nga Serbia për Kosovën, njohjen reciproke, por edhe të shmangen të gjitha pengesat për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”

Exit mobile version