Studentët vijojnë të kenë përplasje midis njëri-tjetrit tek Fakulteti i Histori-Filologjisë, pasi ata që janë ngujuar nuk lejojnë që të futen nëpër klasa një grup studentësh të tjerë që duan të bëjnë mësim, të cilët janë në strukturat e FRESSH.
Studentët që protestojnë janë në pritje të një përgjigjeje nga ana e pedagogëve nëse i mbështesin ata apo jo.
Nga ana tjetër, kujtojmë se studentët e Juridikut, të cilët janë zhvendosur për ta vijuar procesin mësimor tek “Petro Nini”, kanë paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të mblidhen përpara Fakultetit të Drejtësisë për të kërkuar zhbllokimin e ambjenteve të tij me çdo kusht.
Sipas tyre, kushtet në të cilat po studiojnë janë të papërshtatshme dhe kjo situatë nuk do të vazhdojë më.