Tensionet Kosovë-Serbi/ Borrell takohet me Kurtin dhe Vuçiç në Mynih: Stabiliteti në rajon mund të arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, është takuar në konferencën e Sigurisë në Mynih me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

 

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Borrell ka ndarë pamjet nga takimet me të dy liderët.

Në reagimin e tij Borrell thekson se stabiliteti dhe paqja në rajonin e Ballkanit mund të arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndër të tjera, ai shton se rruga drejt këtij stabiliteti arrihet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

 “U takova veçmas në margjinat e Konferencës së Mynihut me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti. Stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj çon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Borrell në “X”.

Exit mobile version