Tensionet në Kuvend/ “Deputetët të kontribuojnë për proces të qetë parlamentar”, OSBE: Punimet pa pengesa dhe dialogu konstruktiv, thelbësore

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me zhvillimet politike në vend, duke u shprehur se ata çmojnë partneritetin me Kuvendin e Shqipërisë.

OSBE theksoi se u bën thirrje deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional.

Sipas tyre punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore, ndërsa theksuan se përkushtimi për reformën zgjedhore mbetet i fortë.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Ftensionet ne kuvend deputetet te kontribuojne per proces te qete parlamentar osbe punimet pa pengesa dhe dialogu konstruktiv thelbesore%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë! U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses” thuhet në reagimin e OSBE.

Artikulli paraprak“Lufta më e fortë bëhet brenda llojit”- Debatet e Bardhit dhe Nokës me Açkën, Baçi për Panorama TV: Në Komision u gabua. Për të rrëzuar Ramën duhen strategji, por ata po merren ende me…
Artikulli tjetërE bujshme nga Anglia, në skenë për Armando Brojën del edhe… Bajerni i Mynihut