“Tensioni i ulët djeg pajisjet shtëpiake”, Azmer Duleviç, denoncon burokracitë e OSHEE: Shpenzimet e kontratës me abonentët e rinj, u ngarkohen qytetarëve

Inxhinieri, Azmer Duleviç, ka denoncuar burokracitë e OSHEE ndaj qytetarëve. Në një deklaratë për mediat, Duleviç shprehet se sot shqiptarët edhe pse paguajnë energjinë më shtrenjtë se vendet e rajonit, përballen edhe me luhatjet e tensionit i cili në të shumtën e rasteve djeg pajisjet elektroshtëpiake të qytetarëve dhe për këtë nuk mban përgjegjësi OSHEE.

Një shqetësim tjetër që ngriti inxhinieri, janë dhe kontratat që bën OSHEE me abonentët e rinj, ku shpenzimet ua ngarkojnë qytetarëve si kabllin apo matësin. Sipas tij, kjo gjë ndodh sepse synimi i drejtuesve të OSHEE dhe i ministres Balluku nuk është të zgjidhi hallet e qytetarëve por të përfitojnë tendera fasadë për xhepat e tyre.

DEKLARATA E INXHINERIT, AZMER DULEVIÇ

OSHEE vjedh dhe tallet me qytetarët!

Sikur të mos mjaftonte që Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon për abonentët familjar, ka çmimin më të lartë edhe se Kosova, se Maqedonia edhe se Serbia. Pra, qytetarët tanë e paguajnë energjinë elektrike më shumë se bashkëqytetarët e vendeve fqinje në rajon. Por, nga ana tjetër në zonat rurale, tensioni duhet të shkojë 230 volt, ndërsa në mbrëmje nuk shkon më shumë se 160 Volt, që përkthehet në djegien e elektroshtëpiakeve për qytetarët dhe nga ana tjetër OSHEE nuk mban asnjë përgjegjësi. Nuk ekzisont koncepti i dëmshpërblimit. Pra, nëse qytetarëve u digjen elektroshtëpiaket, OSHEE nuk ka asnjë detyrim.
Por nëse qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike, u ndërpritet furnizimi, madje kemi shumë raste ku shumë qytetarë janë çuar për ndjekje penale dhe më pas ka pasur dhe pasoja ku kanë humbur edhe jetën si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e OSHEE.
Nga ana tjetër një problem që ka OSHEE për abonentët e rinj që aplikojnë për kontrat të re, është pikërisht sepse këta abonent e paguajnë kontratën, çmimin e kontratës kokërr më kokërr, pra çdo qindarkë. Nga ana e OSHEE mungojnë elementet bazë për lidhjen dhe matësitë e energjisë elektrike, ku punonjësitë e OSHEE shpeshherë i detyrojnë qytetarët që ta blejnë për së dyti kabëllin e furnizimit të energjisë elektrike, me arsyetimin që OSHEE nuk ka në gjendje. Pra, kjo është një vjedhej që i bëhet për herë të dytë qytetarëve. Një herë me çmimin më të lartë edhe të kontratës në vendin tonë, por i detyrojnë shpeshherë që edhe mjetet që duhet t’ia mundësojë OSHEE t’i blejnë për së dyti, përkundrazi, nëse nuk i blejnë do të mbesin pa energji elektrike.
Kjo gjë ndodh sepse synimi i drejtuesve të OSHEE dhe i ministres Balluku nuk është të zgjidhi hallet e qytetarëve por të përfitojnë tendera fasadë për xhepat e tyre. Prandaj Partia Demokratike është në luftë me çdo bandit dhe bandite që vjedh dhe abuzon me lekët e qytetarëve.
Shqipëria meriton më tepër!
Faleminderit

Exit mobile version