Ka agravuar situata në zonën e “Selvisë” në Tiranë ku fadromat po tentojnë të prishin një objekt i cili sipas pronarit të tij, është ndërtuar në vitin 1921 dhe e kishte privatizuar përpara shumë vitesh.
Fadromat por tentojnë shembjen e godinës ndërkohë që disa persona ndër ta edhe djali I pronarit ndodhen brenda saj.
Pronari i saj është shprehur se nuk e dinte se çfarë kishte në mendje djali i tij por që do të shkonte pas tij duke mos lejuar shembjen e godinës.
“Nuk e di si e ka ndarë mendjen djali, unë do të shkoj pas tij. Shikojini Policinë, po duan të na shembin pronën. Isha në Polici bëra denoncimin. Nuk e di çfarë të them jam i sëmurë me ilaçe. Edhe kryetari i bashkisë duhet të reagojë, është çun tirone edhe ne çuna tirone jemi. Çfarë të bëj unë nesër, si ti blej ilaçet nesër.
Faleminderit prej jush si Televizion, shumë faleminderit, po më vjen rëndë nga vetja se më duket sikur po bëj show, por e kemi me djersë të ballit. Kjo është një godinë e vitit 1921, e kam privatizuar para shumë vitesh por shikoje ku po shkon mundi.
Nuk jam dakort me zhvillimin por lajmëro një javë apo dy javë para që të kishim nxjerr edhe gjëra jashtë. Më thoni ju si media ku të shkoj, ku ta gjej të drejtën”, tha ai për Fax News.