Tensionohet situata, Veliaj thërret forcat policore të futen në zyrë për ta mbrojtur

Është acaruar gjendja te bashkia e Tiranës. Qindra banorë të zonës së Astirit janë duke protestuar kundër vendimit të bashkisë së Tiranës për shkatërrimin e shtëpive të tyre, pa kompensim.
Banorët janë acaruar dhe kanë hedhur vezë e shashka ndaj bashkisë. Ndërsa i bëjnë thirrje kryebashkiakut Veliaj që të dalë në takim me ta, ata kanë gjuajtur me vezë e me shashka godinën e Bashkisë së Tiranës, ku kanë ndezur dhe një zjarr të vogël para derës së bashkisë.
Një punonjës i bashkisë ka ndërhyrë me një kovë uji për të shuar zjarrin, ndërkohë që brenda ambinteve ka dhe shumë punojnës të policisë.
Sot Veliaj e ka rrethuar bashkinë me gjithë policët e tij, ndërsa ka nxjerrë në terren edhe spiunët.
Pas agravimit të situatës së disa ditëve me parë ku banorët tentuan të hapin me forcë dyert e bashkisë së Tiranës, për të kërkuar një përgjigje për fatin e pronës së tyre, duket se kryebashkiaku Veliaj ka marrë masa të veçanta.
Banorët më tej i janë vërsulur godinës së Bashkisë në tentativë për të hyrë brenda, por që janë ndaluar nga kordoni i policisë.
Siç duket dhe nga këto foto, Veliaj ka nxjerrë disa persona për të filmuar protestuesit.
Ndërkohë në thirrjert e banorëve të Astirit, dëgjohen thirrje se, ‘Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë’ “Poshtë hajdutët, poshtë hajdutët” e parulla të tjera.

vvvvvv

Artikulli paraprakBritani, qeveria miraton projekt-marrëveshjen për dalje nga BE-ja
Artikulli tjetërI Çmenduri sjell katastrofën financiare, koncesionet çojnë borxhin publik në 83%