Tentativë për të vjedhur një bankë tek bulevardi “Zogu I”, zbulohet tuneli i hapur nga autorët

Falë reagimit të Policisë, parandalohet tentativa për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë, duke përdorur tunele të nëndheshme.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.

Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Flajm i fundit tentative per te vjedhur nje banke tek bulevardi zogu i zbulohet tuneli i hapur nga autoret%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakInceneratorët/ Jorida Tabaku: Janë dhënë 45 milionë euro një monopoli për dherat për koncensioinarin e Tiranës. Veliaj nuk përgjigjet, vazhdon intimidon
Artikulli tjetërKandidati i PD, Luan Hoti publikon videon: Mjaftuan 2 orë shi dhe Durrësi u përmbyt, Sako-Dako e kanë lënë në mëshirë të fatit