Tepsia e Ramës ka prodhuar aq shumë horra dhe maskarenj sa…

Gazeta 2019.indd

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili përmes një reagimi në Facebook, shprehet ndër të tjera se është vetë kryeministri Edi Rama që zgjedh këta individë, pikërisht sepse e njeh të shkuarën e tyre kriminale. “Meqë Rama s’mban përgjegjësi për kriminelët, i bie që ta mbajnë breshkat e tij!”, shkruan Vasili.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Meqe Rama s’mban pergjesi per kriminelet, i bie qe ta mbajne breshkat e tij!

Kur mori tepsine Rama i cau derrasat te gjithe shqiptareve duke thene se e donte tepsine vetem fare, se do te emeronte njerez te paster, profesionistë e me nje fjale do te ishin akullore dhe kajmak i vertete.

Por tepsia si serat e rendimentit te larte ka prodhuar aq shume horra dhe maskarenj sa jane me qindra te emeruarit pas 2017 qe shkarkohen tufa tufa nga kryeministri “i paster, bore i bardhe” i Shqiperise.

Po ky vete i emeron se i njeh mire se ç’jane, pastaj dhe kur dalin dokumentet ku keta provohen qe jane faqezinj, ky kryeministri nuk i njeh më dhe s’mban pergjegjesi per ta.

Kur s’mban pergjesi kryeministri, kush e mban pergjegjesine per keta mostra te krimit ne pushtet ?

I bie qe pergjegjesine ta mbajne breshkat e Edi Rames.

Exit mobile version