Tërbim i papërmbajtur i qeverisë në grahmat e fundit, Berisha paralajmëron Ramën

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit demokrat, Bardh Spahia. Berisha e cilëson këtë veprim një krim të shëmtuar politik dhe hakmarrje të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se, Sahia është arrestuar, pasi është një nga kritikët më të vendosur dhe të ashpër të Ramës.

Postimi i plotë

Nje krim i shemtuar politik i skizoidit Edvin Kristaq Mafia!

Te dashur miq, mbreme Edvin Kristaq Mafia, ne nje akt kriminal hakmarrje politike dhe terbimi te papermbajtur prej skizoidi urdheroi ne shkelje te ligjeve arrestimin me pusi duke shkuar i ftuar ne nje debat televiziv ne Top Channel te ish deputetit Bardh Spahia.

Arrestimi i mirefillte politik i ish deputetit Spahia eshte kryer pa asnje prove apo fakt por gjithçka bazuar ne akuza fallco te turpshme te denja vetem per bastarde te eterve xhelat si Edi Rama dhe narkohorrat qe e rrethojne dhe vetem e vetem se Bardh Spahia eshte nje nga kritiket me te vendosur dhe te ashper te kryehorrit te vendit dhe narko banditeve te tij.

Edvin Kristaq Mafia me Vasal Kimikun e tij zgjodhen organizimin e pusise, duke shfrytezuar ftesen e Ish deputetit Spahia per debat televiziv, per te kryer aktin e tyre te pashembullt dhe kriminal, arrestimin e tij te kundraligjshem.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal politik te Edvin Kristaq Krimit dhe horrave rreth tij dhe kerkoj lirimin e menjehershem te ish deputetit Bardh Spahia qe mbahet i arrestuar si i burgosur politik. Sb.

Exit mobile version