Tërbohet Llesh kimiku/ Policia rrëmben mësuesin në mes të natës në sy të fëmijëve pa asnjë shkak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin, ku një mësues është shoqëruar në orët e vona të mbrëmjes në Polici nga shefi i komisariatit në sy të fëmijëve të tij.

Denoncimin e ka bërë aktivisti, Konstandin Pula,  i cili përmes një statusi në rrjetin e tij social, shkruan se mësuesi është shoqëruar në sy të fëmijëve minorenë, ndërkohë që nuk iu dha mundësia as të vishej.

Policia e ka shpjeguar këtë sipas tij duke thënë: ! “Në orët e mbrëmjes, dikush ka shtënë në armë në ajër në rrugë, dhe ku ke qenë ti në atë orar?”

I vetmi shpjegim që policia ka dhënë është se në orët e vona ka patur të shtëna me armë dhe mësuesi ka qenë prezent në vendngjarje.

Denoncimi i plotë i Pulajt

SKANDAL!

Të dashur miq!

Mora sot vesh një lajm të çuditshëm dhe skandaloz!

Shefi i Komisariatit të Kurbinit, i rrethuar nga 7 narko-policë, ka mësyrë mbrëmë në ora 00.30 minuta në shtëpinë e mësuesit dhe Kryetarit të Fshatit Shpërdhet, z. Vath Myrta.

Pasi e kanë marrë përdhunshëm, në sytë dy fëmijëve të tij minorenë, akoma pa i lejuar që së paku të vishej, e kanë dërguar në ambientet e Komisariatit të Kurbinit, për ta marrë në pyetje.

E dini cila është çudia?

“Në orët e mbrëmjes, dikush ka shtënë në armë në ajër në rrugë, dhe ku ke qenë ti në atë orar?”

I mbajtur për orë të tëra në birucat e komisariatit, ai është liruar në orët e mëngjesit.

Oficerët e policisë nuk e dinin që profesori vuan nga tensioni nervor, dhe nga sëmundje të tjera në lidhje me tensionin si zemra, dhe problemet me qarkullimin e gjakut. Për këto arsye, as nuk e kanë lejuar të pijë ilaçet!

Duke vënë në rrezik jetën e mësuesit, narko-policia e ka mbajtur gjatë orëve të natës në hetuesi për faktin e vetëm se mësuesi është pjesë e rëndësishme e opozitës në Kurbin!

Për t’i bërë presion, është marrë përdhunshëm në shtëpinë e tij, duke e degdisur sa në njërën zyrë në tjetrën!

Kjo çështje, është referuar sot nga drejtuesit e PD të Kurbinit, në strukturat e larta drejtuese, dhe në Zyrën për Mbrojtjen Juridike të PD.

Personat përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi penale dhe do të japin llogari për dhunën që po ushtrojnë ndaj administratës!

Mësues, mjekë, infermierë, policë, etj., janë çuar përdhunshëm në kutitë e votimit nga zagarët e pushtetit në drejtim!

Profesor Vath Myrta, u mor përdhunshëm në komisariat vetëm se nuk pranoi të jetë pjesë e farsës së 30 qershorit! Kjo është e gjitha!

I bëj thirrje të gjithë zagarëve të pushtetit, me vula të dhuruara prej servilizmit; MOS GUXONI TI KTHENI SYTË NGA NJERËZIT E OPOZITËS! Sepse populli opozitar do ju marrë zvarrë!

#e_duam_Shqipërinë_si_Europa!

#Liri_Demokraci!

 

Artikulli paraprakZbulohet parcela me kanibis e militantit të PS në Vlorë, gjenden edhe armë
Artikulli tjetër“Vatra” mbështet protestën anti-Soros të dielën para Shtëpisë së Bardhë