Tërbohet Rama! Banorët e prekur nga tërmeti i kërkojnë llogari në sy të komisionerit për Zgjerimin në BE

Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, vizituan sot disa lagje të prekura nga tërmeti në Durrës.

Kreu i qeverisë ka njohur komisionerin me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, ndërsa i bëri me dije zyrtarit se, qeveria ka në plan që të ndërtojë në këtë qytet 1 ose dy lagje, ku do të vendosen familjet e të prekurve.

“Po fillojmë planin për të ndërtuar në Durrës 1 ose 2 lagje. Kishte godina që i rezistuan shumë mirë tërmetit, duke marrë parasysh parametrat”, tha Rama.

Teksa i paraqiste një tablo të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti zyrtarit të BE, një grup banorësh kërkojnë që të flasin me kryeministrin.

BISEDA NË DISTANCË ME BANORËT

Banori: Zoti kryeministër, mund të flasim, të lutem…

Rama: Mirë! (Përshëndet banorët me dorë) Ça halli ke?

Banori: Ke një muaj e ca që ishe këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.

Rama: Po pse ku ke parë ti që të bëhet gjithë kjo në një muaj e gjysmë?! (Tregon me shenjë nga pallatet e dëmtuara).

Banori: Po kemi parë.

Rama: Po ke parë, po… (vazhdon të flasë përçart)…

Artikulli paraprakReagon kreu i Degës së PD: Replikë e detyruar me të emëruarin e Rilindjes në Kukës!
Artikulli tjetërNarkoqeveritarët për vete blejnë veturat më luksoze kurse të sëmurët dhe invalidët i lenë pa mjekim!