Tërbohet Turqia: Mbahet dy orë në aeroport, furçë tualeti në vend të mikrofonit për kapitenin

Zyrtarët turq e kanë dënuar trajtimin që i është bërë ekipit të tyre kombëtar pas mbërritjes në Islandë, para ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Associated Press raporton se lojtarët turq ishin mbajtur për më shumë se dy orë te pika e kontrollimit të pasaportave në Aeroportin e Keflavik të dielën, derisa bagazhet e tyre janë kontrolluar.

Sipas agjencisë së lajmeve të Turqisë, Anadolu, një person ia ka mbajtur furçën e tualetit si mikrofon para hundeve e kapitenit të Turqisë, Emre Belezoglu, derisa ai po fliste para gazetarëve turq.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, shkroi në Twitter se është e papranueshme mënyra sesi Islanda e ka trajtuar ekipin kombëtar tuk nga pikëpamja diplomatike dhe njerëzore.

Turqia është lidere e grupit të saj kualifikuese për EURO 2020 pas fitores 2:0 ndaj Francës.

Artikulli paraprakRama ndërpret fushatën elektorale pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve
Artikulli tjetërKreu i KQZ zbaton dekretin e Presidentit për anullimin e zgjedhjeve dhe braktis mbledhjen