Politologu Fitim Zekthi thotë se tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale ishte mëse e pritshme.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Zekthi tha se edhe në zgjedhjet e 2020 ai hyri në garë si një President tranzitor.
“Debati që u bë me Donald Trump është i pari në historinë e debateve presidenciale që u bë kaq shpejt. Ishte e qartë se debati u zhvillua më shpejt që demokratët të kishin kohë që të mund të ndryshonin kandidatët”, tha Zekthi.
Ai tha se Joe Biden ka qenë një ikonë e politikës amerikane brenda kampit demokrat. “U pa qartë se Biden nuk mund të përballonte këtë garë”, tha Zekthi, duke shtuar se “Biden ishte një politikan shumë i fuqishëm. Të gjithë mendonin se ai nuk mund të vijonte më për një mandat të 2-të”.