Tërhiqet Kutinjo!

Ylli brazilian, Philippe Coutinho nuk do të largohet nga Liverpool për të kaluar në Barcelonë gjatë kësaj vere. E ardhmja e Philippe Coutinhos duket të jetë e lidhur me Liverpoolin, sepse skuadra angleze nuk dëshiron ta shes në Barcelonë. Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari spanjoll i “Sky Sports”, Gullam Balague. “Liverpool insiston se çfarëdo që të ndodh me Thomas Lemar dhe Monacon, kjo nuk do të ketë ndikim për Coutinhon. Ata e përsërisin se nuk do ta shesin”, shkruan Balague në Twitter.
Arsenal është gati të shes Alexis Sanchez, nëse merr ofertën e duhur. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është i gatshëm të lejojë shitjen e sulmuesit Alexis Sanchez në Manchester City, por vetëm me një kusht. Ai kërkon 75 milionë euro për shërbimet e tij, pavarësisht se lojtari ka vetëm një vit kontratë, shkruan “The Independent”. Arsenal gjatë ditës së djeshme ka refuzuar 54 milionë euro të Cityt.
Chelsea ka humbur garën për anglezin, Alex Oxlade-Chamberlain, i cili refuzoi “Blutë e Londrës” për të kaluar te Arsenali. Mediat britanike tani raportojnë se klubet kanë arritur marrëveshje për lojtarin, i cili do t’iu kushtojë “Të Kuqve” 35 milionë funte. Chelsea ofroi 40 milionë funte, por lojtari preferoi kalimin në “Anfield”.
Liverpool gjithashtu ka siguruar shërbimet e mesfushorit të RB Leipzig, Naby Keita, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të “Të Kuqve” dhe do t’iu bashkohet atyre sezonin e ardhshëm.
Ata gjithashtu janë në negociata me Monacon për Thomas Lemar, që pritet të kushtojë 70 milionë funte, ndërsa ende nuk është bërë asnjë ofertë për mbrojtësin e Southamptonit, Virgil van Dijk.
Liverpooli ka nisur bisedimet me Arsenalin për Alex Oxlade-Chamberlain. Sipas asaj që mëson “Sky Sports News”, Liverpooli ka nisur bisedimet me Arsenalin për transferimin e mundshëm të Alex Oxlade-Chamberlain, transmeton “Gazeta Express”.
“Topçinjtë” janë pajtuar që ta shesin anglezin te rivalët e Londrës, Chelsea, për 35 milionë funte.
Por, “Sky Sports News” mëson se 24-vjeçari ka refuzuar transferimin në “Stamford Bridge”, sepse dëshiron kalimin te Liverpooli para mbylljes së afatit të kalimtar veror të enjten. Chamberlain mendon se ka ardhur koha për një aventurë të re dhe dëshiron me çdo kusht kalimin në “Anfield”.

Artikulli paraprak10 favoritët për Ligën e Kampionëve
Artikulli tjetërHënes: Nuk ka futbollist që vlen 100 milionë euro