Tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri

Një tërmet i fortë ka tronditur Greqinë ditën e sotme. Lëkundje tërmeti janë ndjerë në disa qytete të vendit këtë të Mërkurë.

Sipas të dhënave të para të Institutit Europian të Sizmiologjisë, epiqendra e tërmetit ishte në Greqinë veriore, por lëkundjet u ndjenë në disa qytete të Shqipërisë, deri në Tiranë.

Sipas të njëjtave burime, tërmeti me magnitudë 5.9 ndodhi në 12:16 me orën lokale në Greqi (11:16) në një distancë prej 24 kilometra në veriperëndim të Larisës.

Thellësia fokale, ishte 10 km kilometra.

Në Greqi, lëkundjet u ndjenë dhe në Athinë e Selanik dhe pjesë të tjera të shtetit Helen.

Sipas mediave lokale, deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale, por raportohet se banorë kanë dalë vrullshëm nga ndërtesat në rrugë, ndërsa trafiku në shumë zona është paralizuar.

Pas tërmetit me magnitudë 5.9 janë shënuar disa pasgoditje.

Artikulli paraprak30 vite nga eksodi i madh i shqiptarëve! Historia po përsëritet…
Artikulli tjetër“Çdo ditë po mbytemi me baltosjen e propagandës, me baltosjen e sektit Rama”, Bujar Leskaj takim me të rinj