Tërmet/ Nga numri dy i PS tek zyrtarët, inxhinierët dhe ndërtuesit e arrestuar në Durrës

Afërsisht tre javë pas tërmetit tragjik në Durrës, ku mbetën të vdekur 26 personanë këtë qytet, prokuroria ka presr 18 fletëa rreste që priten të ekzekutohen dhe mbi 32 persona janë shoqëruar në polici.

Bëhet e ditur se nga policia janë ndaluar funksionarë të lartë të zyrës së Kadastrës, inxhinierë si dhe pronarë e ndërtues objektesh të cilat u shembën si pasojë e tërmetit.

Paraprakisht deklarohet se janë ndaluar

Ahmet Doda, drejtori i Shtëpisë së Pushimit të MB

Kujtim Hasa, nëndrejtori i Shtëpisë së Pushimit

Arben Isaku, nëndrejtor i Kadastrës dhe ish drejtor i ALUIZNI-t

Arben Qato, kolaudator dhe pronar i ”Palma”

Dëshira Qato, bashkëpronare te ‘Palma” dhe ish drejtuese e urbanistikës në bashkinë Kavajë

Artur Terziu, pronar i Baron’s i cili ka prishur kolonat te pallati i para viteve ’90 te lagjja 6 ku humbën jetën 2 gra,

Aldo Dekavelli, zyrtar në Kadastër

Flamur Gjuzi, ish drejtor i ALUZNI-t nuk është kapur ende.

Faxweb.al raportoi pak ditë më parë Prokuroria e Durrësit pritet të presë fletët e para të arrestit për ndërtues e zyrtarë në qytetin bregdetar pas tërmetit të 26 nëntorit i cili shembi disa ndërtesa duke vrarë 25 persona.

Çështja është regjistruar për veprat penale, “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 të Kodit Penal.

Hetimet që nisën me 29 nëntor pas ekspertimit të dhjetëra pallateve e banesave të shembura pritet të konkludohen me prangosje të abuzuesve me ligjin, si në sektorin privat dhe atë shtetëror, ndërsa të akuzuarit do të përballen me akuzat ‘shpërdorim detyre’ si dhe ‘ndërtim pa leje’.

Deri më tani faktet të çojnë në abuzime me projektimin, ndërtimin si dhe mbikëqyrjen e godinave të ngritura në Durrës gjatë 2 dekadave të fundit.

Tërmeti i 26 nëntorit të këtij viti ishte shkatërrimtar, lëkundjet smizike të magnitudës 6.4 të shkallës rihter rezultuan fatale pasi shembën dhjetëra banesa e pallate, duke shkaktuar 51 viktima në të gjithë vendin dhe duke shkaktuar dëme materiale ende të pallogaritshme.

24 orë më pas kryeministri i vendit, Edi Rama shpalli gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore pasi mijëra banorë mbetën pa strehim. Ky i fundit ka premtuar rindërtimin, ndërsa kostoja e këtij aksioni llogaritet së paku 500 milionë euro.

1576315436 qatodeshira 1

 

Exit mobile version