Tërmeti 5.5 që tronditi Maqedoninë e Veriut shkaktoi dëme edhe në Dibër, dalin pamjet se si shkundet dyqani në Tetovë

Një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 5.5 shkallëve Rihter, e ka dridhur mëngjesin e sotëm Maqedoninë e Veriut. Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Leunovo, në afërsi të Mavrovës, me thellësi prej 10 kilometra.

Se tërmeti ka qenë i fuqishëm dhe ka shqetësuar qytetarët, dëshmon edhe një video-incizim në një dyqan në Tetovë. Tërmeti i sotëm që u regjistrua në orën 04:54, është ndjerë edhe në shtetet fqinje.

Tërmeti që goditi Maqedoninë ditën e sotme fatmirësisht nuk ka lënë pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga lëvizjet sizmike të forta gurë të mëdhenj dhe shkëmbinj kanë rënë në rrugën Dibër – Mavrovë duke bllokuar rrugën për më shumë se një orë.

Gjithashtu ka pasur disa plasaritje dhe çarje muresh në fshatrat e Peshkopisë që janë në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut rreth 4 km nga epiqendra.

Tërmeti i fundit ishte në fshatin Sencë të Mavrovës, me magnitutë 5.2 të shkallës rihter, rreth 10 km thellësi që zgjati rreth 20 sekonda.

Ndërsa në fshatrat e Mavrovës raportohen disa shtëpi të dëmtuara, por pa pasoja të rënda. Nga lëkundja e parë në orën 04:56 të mëngjesit deri mbrëmjen e sotme janë ndjerë 6 lëkundje të forta mbi 4.2 ballë.

Artikulli paraprakBerisha i publikon videon Ramës: Fjalor halabaku i njeriut që rri me hale në gojë 24/7!
Artikulli tjetërMjeku i njohur reagon për vetëvrasjet e pacientëve me Covid-19: Shijoni opiumin mediatik