Nga Ermal Peçi
Në këto 33 vite në politikën shqiptare kanë hyrë edhe kanë dal shumë emra të cilët nuk është se ka lënë ndonjë gjurmë të madhe. Kjo është edhe fabula që shoqëron Damian Gjiknurin, ish-ministri i energjitikës, ish-sekretari i përgjithshëm i PS i cili në politik nuk mbahet mënd për asnjë akt të rëndësishëm për vendin por vetëm për shprehjen e tij të famshme tërmet tërmet. Dosja e famshme 399 e përgjimeve të bëra publike nga gazeta gjermane Bild tregonte se si vidheshin votat në Dibër edhe Damian Gjiknuri bërtiste me të madhe tërmet tërmet. Tërmeti më pas mbeti edhe epiteti i tij politik duke qënë se nuk kishte spikatur kurrë për ndonjë oratori fjalësh apo leksik të përzgjedhur. Sot një nga njërëzit më të pushteshëm i PS edhe i kapur në prova si një nga lojtarët kryesor në deformin e vullnetit të qytetarëve ju drodhën këmbët para SPAK. Aferra e inceneratorëve, një skemë e mirëfilltë mafioze e cila po kushton xhepave të shqiptarëve miliona euro, po ha edhe kokat brenda PS. Inceneratorët janë një skemë mafioze në të cilën segmente të rëndësishëm të Partisë Socialiste dhe qeverisë Rama kanë marrë pjesë edhe do të duhet të përgjigjen përpara drejtësisë. Komisioni i inceneratorëve i inciuar nga PD ishte një ndihmë e madhe edhe për hetimet nga SPAK në të cilin Zv.Kryeministri morri arratinë dhe tashmë sulmon secilin prej bashkëpunëtorëve të cilët ju kthyen armiq. Sot ishte rradha e Damian Gjiknurit për të dhënë shpjegime për gati 6 orë në ambientet e SPAK. Tërmet i ndodhur në tokën e Partisë Socialiste kur propaganda po shiste takimin me Blinken si mesazh sigurie, por në fakt ndodhi e kundërta. Një prej njërëzve më të afërtë të Edi Ramës, kaloi pragun e SPAK dhe duket se do të ketë fatin e Ahmetaj dhe shokëve të vet të cilët po mblidhen për të luftuar SPAK. Luftë të cilën e ka të humbur kush do që mund ta gënjej mëndja se mund ta kontrolloj apo mund ta monitoroj këtë institucion ose organ të drejtësisë i cili po kthen besimin e shqiptarëve tek drejtësia. Termeti i hajdutëve të votave, i parave publike, të ardhmes sonë po përballet me tërmet e drejtësisë i cili e ka emrin SPAK.