Nga Tanush ÇAUSHI*
Tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019 me madhësi të konsiderueshme magnitude tregoi se ndërtuesit dhe inxhinierët edhe pa shtetin ruajnë sigurinë e objekteve.
Por mjafton ky fakt që qeverisja dhe politika, media dhe opinionistë publik të përgjumen? Debate të gjera u hapën atëherë për shumë aspekte të ndërtimit të veprave inxhinierike. Por, siç duket se ndodh rëndom për shumë çështje me rëndësi publike në këtë vend, kujtohemi vetëm kur ndodh ngjarja. Po cilat janë ato çështje që as media as politika nuk flet fare?
Po ju rendis më poshtë disa për kujtesë:
– Harta e nxitimit maksimal sizmik e Shqipërisë për trualllin. Vazhdojmë me atë të para viteve 90′.
– Anekset kombëtare bazuar tek normat europiane nuk janë përfunduar, pale miratuar jo dhe jo.
– Rritja e sigurisë ndaj tërmetir me ligj. Sipas edhe studimeve të vendeve fqinj, nxitimi maksimal i truallit dhe Intensiteti janë me vlera konsiderueshme më të mëdha se normat ligjore në fuqi. E thënë shkurt: edhe pse prona sigurohet, shkalla e sigurisë që sigurohet apartamenti ose shtëpia, nuk korrespondon me shkallën reale të rrezikut sizmik. Kjo del qartë nga studimet e vendeve fqinjë.
Kjo të çon në një përplasje midis blerësit dhe kompanisë së sigurimeve. Shumë ndërtesa ekzistuese duhet të aplikonin masat për të arrritur këtë nivel real sigurie dhe ndërtimet e reja.
– Përdorimi i pajisjeve antisizmike inovative siç janë shuarësit antisizmikë dhe sistemet inovative të tjera.
– Kontrollin me i rreptë dhe efikas për fazën e ndërtimit dhe kolaudimit me anë të rregullimit të ligjit ekzistues.
– Aplikimin e masave antisizmike edhe në elementet e muraturës në mënyrë që të ruhet gjendja e shërbimit të objektit. Këto dhe shumë problematika të tjera janë harruar jo vetëm nga Qeveria, por edhe nga Politika, Media, Opinionistët e talentuar shqiptarë.
Le të kujtohemi përpara se të jetë vonë për këto problematika dhe jo ” si Kofini pas të vjelit”
*Disaster Risk Management, Epoka University