Tërmeti i Qeverisë po zgjat pafundësisht dhe po na vret çdo ditë…

Nga Sedjan KASLI

Termeti mbaroi, dalngadale dhe heshtja politike po thyhet, njerzit po perpiqen t’i kthehen normalitetit.

Vertete termeti mbaroi, por pasojat e tij jane te dukshme dhe te ndjeshme ne jeten e gjithsecilit cdo dite.

Eshte e vertet ku politikisht duhet te heshtesh kur termeti eshte nje shkak natyrore por nuk mund te rrish pa bertitur me te madhe perpara propogandes neveritse te Qeverise dhe Pushtetit Vendor.

Nuk mund te rrish pa e ngritur zerin kur shikon  familjare, pensioniste, invalide te cilet nen dimrin e acarte jane duke kaluar ditet e tyre ne cadra te cilat nuk te mbrojne as nga shiu dhe as nga i ftohti i stines.

Nuk mund te rrish pa bertitur me te madhe kur seleksionimi i bere behet me ane te bindjes politike kur ne vend te kartes se identifikimit te kerkojne karten e partise.

Nuk mund te qendrosh ne heshtje dhe pa e ngritur zerin kur banesa te cilat jane ne kushte mizerable per pasoje te termetit deklarohen te banuseshme sepse qeverise nuk i duket e pershtatshme per te ngritur kompleks pallatesh per oligaket e saj.

Aq me teper nuk mund te rri ne heshtje kur pallate me demtime te vogla shpallen te pabanueshme vetem e vetem sepse zona eshte e favorshme per oligarket e qeverise.

Nuk mund te rri ne heshtje dhe pa bertitur me te madhe kur shikoj antaret e partise socialiste dhe pse  nuk kane pasur asnje dem ne shtepite e tyre duke aplikuar dhe  perfituar nga bonusi  i qeverise.

VERTET TERMETI MBAROI DHE ZGJATI VETEM 30 SEKONDA POR TERMETI I QEVERISE  PO ZGJAT PAFUNDSISHT  PO NA VRET CDO DITE SHPIRTERISHT.

Pikerisht perball ketij termeti une nuk mund te rri ne heshtje, Perball ketij termeti une zgjedh te thyej heshtjen dhe te bertas me te madhe!

 

Exit mobile version