Tërmeti/ Italia dhe Greqia nisin ekipe shpëtimi

Ka qenë i menjëhershëm solidaritei i ndërkombëtarëve me Shqipërinë, pas goditjeve të forta të tërmetit mëngjesin e sotëm. Dy vendet fqinj Italia dhe Greqia me urdhër të kryeministrave të tyre kanë nisur drejt vendit tonë, edhe avionë me skuadra speciale shpëtimi. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama.

“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi. Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë. Kontaktet vazhdojnë intensivisht.

Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja.

Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

1 42

2 40

2 39

Artikulli paraprakSot nuk ka politikë, vetëm solidaritet! Kreu i opozitës vetëm një thirrje për qeverinë: Të shpallet gjendja e emergjencës!
Artikulli tjetërKarvani i ndihmës nga Kosova!