Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar në Twitter për tërmetin e fortë që goditi Turqinë.
Basha shkruan se, po ndjek me shqetësim lajmet, ndërsa ngushëllon familjet e viktimave.
‘Po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia.
Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit.
Ju uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë’, shkruan kreu i PD, Basha në Twitter.
Kryetari Basha reagoi edhe me një twitter të dytë në anglisht ku shpreh shqetësimin e tij për tërmetin e rëndë në Turqi dhe Greqi. Basha u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve.