Tërmeti rrafshon pallatin 6 katësh në Durrës, nxirret nga rrënojat një i pajetë, situatë dramatike në Thumanë

Lëkundjet e tërmetit duket se kanë shkaktuar dëme të rënda në Durrës dhe në zonën e Thumanës. Një pallat 6 katësh është shembur në Durrës, ndësa në Thumanë janë shembur dy pallate, si dhe rrezikohen të shemben edhe disa pallate që mezi qëndrojnë në këmbë.

Durrësi ka qënë sërish epiqendra e tërmetit. Shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e pallatit të shembur ndërsa punonjësit e emergjencës kanë nxjerrë nga rrënojat disa nga familjarët. Fatkeqësisht një person është nxjerrë i pajetë.

Po ashtu spitali i qytetit është mbushur plot me të plagosur.

Artikulli paraprakOlsi Rama dhe Ermal Hoxha fshihen pas emrave Walther Moreno dhe Avila Gutieraz
Artikulli tjetërBasha mbërrin në Thumanë ku shumë njerëz ndodhen nën gërmadhat e dy pallateve