Tërmeti shkatërrues në Japoni, toka u zhvendos më shumë se një metër në perëndim

Zyrtarët lokalë japonezë besojnë se tërmeti i djeshëm mund të ketë lëvizur tokën në rajonin Noto deri në 1.3 metra në perëndim.

Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor i Japonisë (GSI) shqyrtoi të dhënat e GPS-it pas tërmetit me magnitudë 7.6, shkruan BBC, dhe ndryshimi më i madh prej 1.3 metrash u pa në qytetin Wajima.

Një zhvendosje drejt perëndimit prej rreth një metër është matur në qytetin e Anamizu dhe prej 80 centimetra në qytetin e Suzu.

Lëvizje të tokës u raportuan gjithashtu në qytetet Nanao, Toyama, Niigata dhe rajonin Kanto-Koshin.

Siç raporton BBC, këto janë të dhëna paraprake që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Artikulli paraprakMes tyre edhe Xhaka, “The Guardian” zgjedh 100 futbollistët më të mirë për 2023
Artikulli tjetërNë Spanjë janë të bindur, ja çfarë pritet të ndodhë me të ardhmen e Myrto Uzunit