“The Ecomonist”
Në zgjedhjet e 8 nëntorit kandidati për president i republikanëve, Donald Trump, mposhti rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton, në një nga telashet më të mëdha të historisë së politikës së Shteteve të Bashkuara, shkruan “The Ecomonist”. Partia Republikane mbajti shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, duke “spastruar” ekzekutivin dhe legjislativin.
Analiza
Rezultati i zgjedhjeve presidenciale është shokues. Znj. Clinton ka udhëhequr gjatë gjithë fushatës dhe ka qenë favorite në tregjet e basteve përveç disa ditëve të fushatës. Baza e Partisë Demokratike në kolegjin zgjedhor dukej më e gjerë, duke e bërë rrugën e Trumpin drejt Shtëpisë së Bardhë më të vështirë, shkruan “The Economist”. Gjithsesi, Trumpi pati një performancë të shkëlqyer në fushëbetejat, duke fituar Floridën, Ohajon, Ajoan, Karolinën e Veriut, si dhe më të rëndën të fushatës Clinton, Pensilvaninë. Fitorja në Wisconsin, që ka votuar pro demokratëve që në 1988, siguroi se Trumpi do të kalonte pragun prej 270 votash të Kolegjit Zgjedhor.
Në zgjedhjet e Kongresit, republikanët patën gjithashtu një natë të fortë. Partia mbajti 24 mandate nga 34 gjithsej që ishin për t’u rizgjedhur, që do të thotë se demokratët duhet të fitojnë dhe pesë mandate për të marrë shumicën në Dhomën e Senatit. Dhoma e Përfaqësuesve vazhdon të jetë në duart e Republikanëve. “Spastrimi” i saj i jep Partisë Republikane, si presidentit të zgjedhur prej tyre, fuqitë që paraardhësi i tij, Barack Obama, si dhe do t’i mundësojë miratim më të lehtë të ligjeve. Kjo do të ndryshojë në mënyrë dramatike dhe pikëpamjen e Gjykatës Supreme, e cila momentalisht është e balancuar midis liberalëve dhe konservatorëve.
Fitorja zgjedhore e zotit Trump do të shkaktojë alarm në të gjithë ekonominë globale, duke pasur parasysh politikat ekonomike të tij, populzimin dhe tendencën për kundërshtim. “The Economist” pret që të shikojë një kthesë të fortë në tregjet e bonove, aksioneve dhe të monedhës deri sa Trumpi të qartësojë axhendën e politikave të tij. Duke marrë në konsideratë këtë paqëndrueshmëri, Rezerva Federale nuk ka gjasë që të rrisë normat e interesit në dhjetor, ashtu siç ishte pritur më parë.
Rruga drejt fitores
Rruga drejt fitores e Trump-it ndoqi me përpikëri vijën që ai kishte parashikuar gjatë fushatës.
Sipas sondazheve kombëtare, ai mori votat e të bardhëve pa arsim të lartë në nivele rekord, duke fituar një pjesë të madhe të elektoratit me një diferencë prej 67% me 28%, një avantazh dhe më i thellë se ai i znj.Clinton tek hispanikët (65% me 29%).
Kjo bëri që ai të fitojë ngusht në shtetet e jugut, veçanërisht në Florida dhe Karolinën e Veriut, të sigurojë një fitore me 8 pikë diferencë në Ohajo dhe më e rëndësishmja të rrëmbejë fitoren në tre shtete të veriut, Wisconsin, Miçigan dhe Pensilvani, ku shumica e popullsisë janë votues të bardhë të shtresës së punëtorëve dhe nuk kanë mbështetur një republikan që nga 1988.
Votuesit e zonjës Clinton, pavarësisht se ishin më të shumtë në numër, ishin të shpërndarë në mënyrë jo efektive: ajo parashikohej të fitonte Kaliforninë me 28 pikë, dhe të përmirësonte ndarjen e votës me 6 pikë në Teksas.
Parashikimet politike dhe ekonomike të SHBA janë në shqyrtim pas fitores së zgjedhjeve të zotit Trump. Një opinion i ri do të publikohet në ditët e ardhshme, thuhet në shkrimin e “The Economist” të përshtatur nga “Monitor”.