Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur në Shqipëri pas tërmetit që ka lënë shumë viktima dhe shkatërrime. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se ka siguruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën që Kosova do të jetë në mbështetje të Shqipërisë.
“Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave t