Terr informativ si në diktaturë, qytetarët nuk u informuan, njoftimi i censurës së regjimit

Ndërprerja e sinjaleve të televizioneve nuk është njoftuar kohë më parë në mënyrë që qytetarët të kishin marrë masat. Fikja e sinjalit të televizioneve është bërë brenda një periudhe tre ditore dhe tashmë shumica e qytetarëve do të duhet të qëndrojnë në errësirë mediatike. Kjo është censura më e pa imagjinuar e regjimit që nga vitit 1990. Nuk duhet harruar se mbi 80% e shqiptarëve nuk kanë mundësi jo vetëm që të blejnë televizione të teknologjisë së fundit , por nuk kanë mundësi as që të blejnë aparaturat për të parë ato televizione që u mungojnë. Kjo duhet tashmë nga regjimi në fuqi dhe kjo është arsyeja që vendimi ëhstë marrë në mënyrë urgjente.
Njoftimi i organit të censurës së regjimit
Në zbatim të strategjisë për kalimin e transmetimeve nga analoge në ato digjitale, si dhe afatit të përcaktuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, RTSH njofton se që prej datës 10 Shtator 2018 transmetimet analoge për allotmentin Tiranë Durrës do të mbyllen.
Kjo nënkupton që teleshikuesit në qarkun Tiranë dhe Durrës do të kenë mundesinë të shohin programet e RTSH dhe operatorëve lokalë vetëm në formatin DVB-T2. Për të pare në këtë format teleshikuesit e këtyre qarqeve, ku përfshihen qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Vorë, Kamëz, Krujë, Fushë Krujë, Shijak, Rrogozhinë së bashku me fshatrat, duhet të ketë në dispozicion pajisjet si më poshtë:
Antenë marrëse televizive te thjeshtë (siç e kanë pasur deri më sot).
Aparat marrës televiziv (televizor).
Dekoder DVB – T2 të llojit “free” pra që mundëson shikimin e kanaleve pa pagesë siç edhe janë të gjitha programet e ofruara nga rrjeti i RTSH-së. Ky dekoder gjendet në tregun e brendshëm. Të gjithë teleshikuesit që kanë aparate televizive që e kanë të inkorporuar dekoderin DVB-T2 nuk e kanë të nevojshëm dekoderin e mesipërm.

Kanalet e transmetimit të RTSH-së në këtë allotment janë: 21 (474 MHz) dhe 34 (578 MHz) të bandës UHF.
Të gjithë teleshikuesit për të marrë një sinjal me kualitet maksimal të rrjetit të RTSH në këtë allotment duhet të drejtojne antenat sipas zonave:
Në qytetin e Tiranës, në drejtimet Mali i Dajtit, Prezë (Maja e Rrabës) ose Lapidari ne kodrat e Saukut kjo ne varesi te fushëpamjes;
Në qytetin e Durrësit dhe rrethinat e tij deri në gjirin e Lalzit, në plazhin e Durrësit si dhe në zonën e Shijakut në drejtim të Kodrës Arapaj.
Në zonën e Kavajës, plazhit Golem dhe Rrogozhinës në drejtim të Kryevidhit.
Në zonën e Vorës, Kamëz dhe Babrru në drejtim të Majës së Rrabës (Prezë) ose Mali i Dajtit në varësi të fushëpamjes.
Në zonën e Fushë Krujës, Krujës, Fushë Kuqe dhe Laçit në drejtim të Kodër Ishmit, Malit Dajt ose Lapidarit në varesi të fushëpamjes.
Në zonën Ndroq, Pezë në drejtim të Malit Dajt, Lapidarit ose Sheshit në varësi te fushëpamjes.
Në zonën mbas malit te Dajtit njësia administrative Zall Bastar në drejtim të majes së malit Dajt.
Pasi antena të jetë orientuar në drejtimet përkatëse, atëhere pasi është ndezur televizori dhe dekoderi, teleshikuesit duhet të bëjnë kërkimin automatik ose manual sipas dëshirës.
Në përfundim të kerkimit automatik në ekran do të shfaqen 12 kanalet e RTSH-s dhe katër kanale Radio përkatësisht:

RTSH 1 HD;
RTSH 2 HD;
RTSH 3;
RTSH Sport HD;
RTSH Film;
RTSH Muzikë;
RTSH Fëmijë;
RTSH Shqip;
RTSH 24;
RTSH PLUS;
RTSH Kuvend;
RTK
Radio Tirana 1
Radio Tirana 2
Radio Tirana Internacional
Radio Tirana Klasik
si dhe 12 kanale të operatorëve lokalë që mbështeten në rrjetin DVB-T2 te RTSH-së si:
News 24 TV;
Report TV;
Neser Tv;
FAX NEWS;
TV Adriamed;
TV Elrodi;
TV Kukësi;
TV UTV Education;
TV Scan;
IN TV;
TV Korça;
RTV Gjirokastra
Për të realizuar sa më shpejt dhe sa më mire këtë proçes të kalimit nga transmetimet analoge në ato digjitale, RTSH ka vendosur në dispozicion të publikut në shërbim Help-desk me operator 24 ore. Per çdo problem që do të kenë shikuesit për sinjalin e RTSH-së mund të telefonojnë ne numrin 04 222 84 44.
Po keshtu për çdo problem apo vështiresi që mund të hasin teleshikuesit per gjetjen e sinjalit te RTSH-së mund te shkruajne ne faqen ëeb: ëëë.rtsh.al; facebook: RTSH Radio Televizioni Shqiptar.
Gjithashtu në allotmentin Tiranë Durrës do te jetë i pranishem edhe një grup teknikesh që do të japin ndihmën e tyre në terren.

Artikulli paraprakTritoli trondit Krujën, shpërthim në banesën e drejtorit të OSHEE
Artikulli tjetërShqipëria në “ferrin” skocez