Terror në mes të Tiranës, 1 mijë policë të armatosur masakrojnë artistët dhe pushtojnë Teatrin

Më shumë se 1 mijë forca policore, të armatosura me armë automatikë, me spraj piperi dhe me gaz lotsjellës kanë ndërhyrë sot dhunshëm, rreth orës 4:30 të mëngjesit, në hapësirën publike të Teatrit Kombëtar, Monument Kulture, duke arrestuar qytetarë dhe aktivistë të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, që kanë qëndruar mbi dy vite në mbrojtje të këtij Monumenti Kulture.

Edi Rama ka arritur të realizojë ëndrrën e tij, që e ruan në sirtar, që prej vitit 1998. Nëpërmjet shërbëtorit të tij në Bashki, ai ka shembur në orët e para të mëngjesit, godinën e Teatrit Kombëtar.

Forca të shumta policie kanë blinduar zonën dhe kanë arrestuar aktorë dhe aktivistë. Është shoqëruar në polici edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Neutralizimi dhe arrestimi i aktivistëve, i ka hapur rrugë shembjes së godinës në mënyrën më brutale të mundshme.

Aksioni terrorist për prishjen e Teatrit ka nisur kur njerëzit kanë qenë ende brenda godinës. Ndërkohë që dëgjohen e ulërimat e njerëzve që kundështojnë shembjen.

Nga raportimet mësohet se policia ka shoqëruar mbi 40 persona, mes të cilëve edhe emra të njohur të artistëve.

Menjëherë pas ndërhyrjes policore janë futur fadromat që kanë shembur pjesët ballore të dy objekteve kryesore të kompleksit të Teatrit Kombëtar.

Përfaqësues të opozitës kanë mbërritur tepër vonë dhe e kanë gjetur të shembur godinën.

Teatri Kombëtar, konsiderohej si “kalaja e fundit” të cilën regjimi i Edi Ramës, ende nuk kishte arritur ta rrëzonte.

3 1

Exit mobile version