Terror në Radhimë, turistët e huaj ngujohen në hotele

Pushuesit në Radhimë të Vlorës janë alarmuar pas një përplasje me armë mes policisë dhe një të kërkuari pasditen e sotme. Turistët polakë kanë kërkuar ndihmë dhe janë shokuar pas ngjarjes, ndërkohë që janë bllokuar brenda në hotele, ku asnjë nuk lejohet të dalë.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e Tiranës me Forcat Speciale, ndërsa hotelet e kësaj zone kanë mbyllur dyert dhe dritaret. Gjini, është shoqëruar nga policia, për në spitalin e Vlorës.
Burimet kanë bërë të ditur se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kishin ndërmarrë një aksion për arrestimin e shtetasit Gaqo Gjini, 38-vjeç, për të cilin kishin informacion se strehohej në një prej hoteleve në zonën turistike.
Ky i fundit person në kërkim kishte marrë me qera një banesë.
Me të vënë re prezencën e forcave të rendit i kërkuari i ka qëlluar me armë duke shkaktuar dhe kundër reagimin e forcave të rendit.
Pushuesit në hotelin afër ku ka ndodhur të shtënat me armë thonë se personi i kërkuar ka derdhur 4 krerë kallashnikovi sapo ka parë policinë.
Burimet thonë se personi është arrestuar por ende nuk është konfirmuar ndërkohë që policia vijon të mbajë të rrethuar zonën, në një perimetër të gjerë të saj. Ngjarja u raportua rreth orës 17: 24 minuta.

Njoftimi i Policisë
Sot në Radhimë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqo Gjini, 38 vjeç.
I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë.
Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.
Shtetasi Gaqo Gjini është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
38-vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.
Vijon puna nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Vlorë dhe SHÇBA-së, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia e Shtetit në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, po ushtron kontrolle të shumta në të gjitha zonat me risk për evidentimin dhe kapjen e personave me precedentë që janë aktualisht në territorin e vendit apo që mund të vijnë gjatë verës nga radhët e emigrantëve.
Këto kontrolle janë shtrirë dhe po vijojnë me forca e shërbime shtesë të policisë kriminale dhe agjentë civilë, për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt në qytetet si Durrësi, Fieri, Vlora, Lezha e Shkodra.

Artikulli paraprakShpërthen Vasili: Mazhorancë pazarxhinjsh që Reformën në Drejtësi e ka thjesht një plaçkë tregu
Artikulli tjetërVidhen 18 pistoleta në burgun e Fushë Krujës