Një tmerr ka ndodhur në Shkodër si pasojë e përdorimit të gazit helmues nga policia kundër protestuesve në pedonalen e qytetit.
Policia ka përdorur gazin helmues dhe sprajt neuroparaliluzes duke dëmtuar jo vetëm protestues, por edhe bebet dhe banorët që kanë qenë në shtëpitë e tyre.
Të paktën 15 qytetarë i janë drejtuar spitalit dhe qendrave shëndetësore, ndërsa raportohet edhe dëmtime nga gazi ka pasur edhe një foshnje 1 muajshe.
Mësohet se foshnja ka qenë në banesë, ndërsa gazi i hedhur nga policia ka depërtuar në ccdo shtëpi në zonën përreth duke shkaktuar probleme shëndetësore të banorëve, edhe pse ata nuk ishin pjesë e protestës.