Terror policor ndaj banorëve, 76-vjeçari në sallën e operacionit, dy gra në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak

Një i moshur dhe dy gra ndodhen në gjendej të rëndë në spital si pasojë e terrorit policor ndaj banorëve tek Bregu i Lumit.

Uzur Mandri është 76-vjeçari që u godit në kokë sot gjatë përplasjes mes banorëve dhe policisë te zona e Bregut të Lumit në Tiranë.

76-vjeçari u gjakos dhe nga raportimet mësohet se ka përfunduar në spitalin e Traumës, ku është future në sallën e operacionit.

Goditja në kokë i ka shkaktuar një çarje të thellë.

Policia me skafandra, mburoja dhe shkopinj gome ndërhyri prej orës 06:00 në zonën ku një ditë më parë protestuan banorët e rreth 38 shtëpive që kundërshtonin shembjen e tyre.

Policia përdori dhunën, arrestoi disa prej banorëve që u shoqëruan në komisariatin nr 4, ndërsa më pas fadromat nisën aksionin për shembjen e shtëpive.

Asnjë prej banorëve nuk u lejua të afrohet në zonë, përfshi këtu edhe ish-deputetë të opozitës.

“Barbari dhe kafshëri, një gruaje i thyen këmbën, një burri i çanë kokën”

Barbari dhe kafshëri e ka cilësuar ish-deputeti Klevis Balliu ndërhyrjen e policisë kundër banorëve te Bregu i Lumit.

Balliu iu bashkua banorëve në protestën e tyre, por nuk u lejua nga policia të afrohej në zonën ku më pas fadromat nisën punën për shembjen e banesave.

Me një postim në rrjet, Balliu shkruan se “një gruaje të shoqërur në rajon i kanë thyer këmbën dhe një tjetër burri i kanë çarë kokën”.

Postimi i Balliut

BARBËRI DHE KAFSHËRI PUSHTUESI

Edvin Rama po kryen akte barbare ndaj banorëve të Bulevardit të Ri.

Po vret qytetarët brenda shtëpive të tyre. Gaz lotsjellës brenda në shtëpitë e qytetarëve, duke kërcënuar seriozisht jetën e banorëve.

Dhunë barbare prej pushtuesi. Disa qytetarë janë shoqëruar në Komisariatin 4 dhe janë dhunuar barbarisht. Një gruaje të shoqërur në rajon i kanë thyer këmbën dhe një tjetër burri i kanë çarë kokën. Akte prej banditësh ndaj qytetarëve të këtij vendi.

Pas dhunës së policisë, nis shembja e banesave te Bregu i Lumit

Ka nisur shembja e banesave te Bregu i Lumit. Pas dhunës së policisë ndaj banorëve të 38 ndërtesave që shemben për shkak të projektit të Bashkisë së Tiranës për Bulevardin e Ri, fadromat kanë nisur shembjen e banesave.

Policia ndërhyri dhunshëm në orën 06:00 duke nxjerrë banorët nga shtëpitë e tyre, ndërsa nuk ka lejuar as ish-deputetët që të afrohen.

Policia ushtroi dhunë ndaj banorëve, të cilët protestuan dje kundër shembjes së banesave.

Qindra forca policie kanë rrethuar që në orët e para të mëngjesit, lagjen në Bregun e Lumit në Tiranë, ku do të shemben shtëpitë e 38 familjeve, të cilat protestojnë prej muajsh pasi nuk përfitojnë asnjë kompensim. Gazetari Ermal Rizaj raporton nga vendi i ngjarjes.

Burra, gra dhe fëmijë janë zgjuar të tmerruar nga zhurma e fadromës që u ka ardhur në porta dhe kanë dalë për të ndaluar shembjen.

E njejta skenë ndodhi paraditen e djeshme, kur gratë u rreshtuan para fadromës dhe nuk e lejuan t’u shembte banesat, kurse burrat hipën mbi çatitë e shtëpive. Policia pas tre orësh përplasje u tërhoq nga zona.

Në këtë zonë janë 38 familje që duhet të zhvendosen për t’i hapur rrugën vijimit të bulevardit të ri të Tiranës. Asnjë nga këto familje nuk është kundër projektit, por ato janë të vetmet që nuk legalizohen dhe nuk përfitojnë asnjë kompensim nga shteti për banesat, ndryshe nga 204 banesa të tjera ngjitur me to që janë legalizuar, pavarësisht se paratë ende nuk u janë dhënë.

goditje3

 

Exit mobile version